Nesër bëhet tërheqja e shortit, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Yllit në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 22:31
Nesër bëhet tërheqja e shortit, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Yllit në Ligën e Kampionëve

Të enjten do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Golden Eagle Ylli është në mesin e skuadrave që do të marrin pjesë në këtë fazë

Për kampionin e Kosovës do të jetë debutim, teksa nesër do të mësoj kundërshtarin.

Shorti për fazën e parë kualifikuese do të tërhiqet në Gjenevë nga ora 11:00.

Ylli ndodhet në vazon e gjashtë, teksa kundërshtarët e mundshëm janë: SL Benfica (Portugali), CB Rio Breogan (Spanjë), Niners Chemnitz (Gjermani) dhe BC Kormend (Hungari). 

(Kosova Sot Online)