Dakut i ndalohet hyrja në Moldavi

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 16:03
Dakut i ndalohet hyrja në Moldavi

Futbollisti kosovar, Mirlind Daku nuk ka udhëtuar me ekipin e tij, Mura në Moldavi.

Skuadra sllovene përballet me ekipin nga Moldavia, FCSG në kuadër të kualifikimeve për Conference League

Por, Mura duhet t’ia dalë pa sulmuesin kosovar, Mirlind Dakun.

Kjo pasi që Moldavia nuk e ka lejuar të hyjë në shtetin e saj. Moldavët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka pajisur atë me vizë.

(Kosova Sot Online)