Llapi publikon çmimin e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Buducnostit
Llapi ka njoftuar se ka marrë vendim që çmimi i biletave për ndeshjen kthyese ndaj Buducnostit të jetë solid, me qçllim që të mbushet stadiumi “Fadil Vokrri”.
Llapi më 14 korrik e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj ekipit malazez në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Conference League.
Një euro më e lira dhe pesë më e shtrenjta janë çmimet e biletave për këtë ndeshje.
“Kryesia e klubit në krye me Presidentin z. Beqir Batatina merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në Stadiumi “Fadil Vokrri”, KF Llapi-FK Budućnost Podgorica, të ketë bileta me çmime solide vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh por ndaj gjithë kombit shqipëtar në ndeshjen e parë të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë”, thuhej në njoftimin e klubit llapjan.
(Kosova Sot Online)
