Djokovic arrin finalen e Wimbledonit

  • A.P /
  • 08 July 2022 - 19:13
Djokovic arrin finalen e Wimbledonit

Novak Djokovic ka arritur të kualifikohet në finalen e Wimbledonit.

Tenisti serb mposhti në gjysmëfinale tenistin britanik, Cameron Norrie 3:1 në sete.

Norrie e nisi mirë duelin, duke e fituar setin e parë me rezultat 2:6. Por, që nga ai moment gjithçka u kthye kundër tij.

Djokovic arriti me lehtësi t’i fitonte tre setat e radhës për ta arritur finalen e 32-të në karrierë në Grand Slame.

Në finale, ai do të përballet me Nick Kyrgios, i cili kaloi pa luftë, pasi Nadal u tërhoq për shkak të një lëndimi. 

(Kosova Sot Online)