Ferrari përfshihet në flakë, Sainz ia del të largohet

  • A.P /
  • 10 July 2022 - 17:23
Ferrari përfshihet në flakë, Sainz ia del të largohet

Carlos Sainz është detyruar të largohet nga gara për Çmimin e Madh të Austrisë, pasi Ferrari i tij mori flakë.

Makina e Sainz u ngadalësua papritur në dalje të kthesës, derisa shihej tymi që dilte nga pjesa e pasme e Ferrarit të tij

Spanjolli pastaj e ndali makinën jashtë pistës, e cila u përfshi në flakë pak çaste më vonë.

Zjarri u pa që shpërtheu në makinë, derisa Sainz fatmirësisht arriti të largohet pa e pësuar ndonjë lëndim.

(Kosova Sot Online)