De Jong ribashkohet me Barçën
Frienkie de Jong ka përfunduar testet mjekësore te skuadra e tij, Barcelona.
E ardhmja e Frenkie de Jong është një nga temat ‘e nxehta’ që Barça duhet ta zgjedh në ditët në vijim.
Ndërsa situata e tij është duke u përcaktuar, ‘Mundo Deportivo’ njofton se mesfushori holandez shkoi në Ciutat Esportiva Joan Gamper për të kryer testet përkatëse mjekësore.
De Jong ishte shumë afër transferimit te Manchester United, por duket se ka ndryshuar mendjen.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i lojtarit.
(Kosova Sot Online)
