Futbollistet e Anglisë kundër shorceve të bardha

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 15:51
Futbollistet e Anglisë kundër shorceve të bardha

Futbollistët e Kombëtares së Anglisë kanë dalë hapur kundër shorceve të bardha.

Kjo për një arsye të thjeshtë dhe natyrale: rrezikojnë të ndoten tepër dhe të vërehen gjatë ciklit menstrual.

Në fakt, pas golit të fitores së Anglisë ndaj Austrisë, këtë shqetësim e ka shfaqur Beth Mead

“Është e bukur të luash me të bardha, por shorcet (pantallonat e futbollit) ndonjëherë nuk janë praktike, posaçërisht në atë periudhë të muajit”, ka thënë ajo.

Futbollistet, të mbështetura edhe nga disa teniste të Wimbledonit, por edhe nga Federata e Futbollit, janë munduar t’ia ndërrojnë mendjen sponsorit teknik, Nike, duke i kërkuar atij që të ndërrohet ngjyra e shorceve, por për momentin nuk duket të merret me nguti nga sponsori kjo çështje.

Federata Angleze e Futbollit ka thënë se këtë kërkesë do ta marrë në konsideratë dhe për bazë në të ardhmen. 

(Kosova Sot Online)