Atletico e refuzon ofertën e Bayernit për Felixin
Atletico Madridi nuk e dëshiron largimin e Joao Felixit, pavarësisht se lojtari po lidhet me një largim të mundshëm.
Bayern Munichi së fundi shprehu interesim për portugezin, por mori përgjigje negative nga klubi spanjoll
“Sport1” ka zbuluar se kampionët e Gjermanisë ia ofruan 80 milionë euro Atleticos, si dhe Benjamin Pavardin.
Megjithatë, sipas mediumit gjerman, përgjigja e drejtorit sportiv të klubit nga Madridi, Andrea Berta, ishte e qartë “JO”.
Pas kësaj, Bayern Munichi thuhet se ka ndërprerë përpjekjet për transferimin e Felixit.
Ndryshe, 22-vjeçari me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
(Kosova Sot Online)
