Ozil merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 17:18
Ozil merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Fenerbahçe dhe Mesut Ozil raportohet se kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ishte përjashtuar nga klubi në sezonin e kaluar dhe Fenerbahçe nuk e ka falur

Ozil nuk u përfshi në skuadër as pas ardhjes së trajnerit të ri, Jorge Jesus.

Dhe, “NTVSpor” ka raportuar këtë të hënë se 33-vjeçari ka shkëputur tani kontratën me klubin nga Stambolli.

Ish-mesfushori i Real Madridit e Arsenalit me Fenerbahçen kishte kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Edhe pse Mesut Ozil vazhdimisht e kishte theksuar se dëshira e tij është për ta mbyllur karrierën te gjiganti turk, kjo nuk u realizua.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit, i cili nga tani mund të llogaritet si lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online)