Futbollistët e Inter Turkut argëtohen në sheshin e Prishtinës
Futbollistët e Inter Turku kanë gjetur kohë për t’u argëtuar në Prishtinë, para përballjes se dytë me Dritën.
Këto dy skuadra do të luajnë do të takohen të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren 1:0 të Inter Turkut.
Ekipi finlandez sot ka vizituar disa nga objektet e rëndësishme të kryeqytetit kosovar, por futbollistët kanë gjetur kohë edhe për t’u argëtuar.
Nga pamjet e publikuar nga klubi i Inter Turkut, shihen futbollistët duke luajtur futboll me disa fëmijë në sheshin e Prishtinës.
(Kosova Sot Online)
