Interi konfirmon arritjen e marrëveshjes, largohet Arturo Vidal

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 21:55
Interi konfirmon arritjen e marrëveshjes, largohet Arturo Vidal

Interi dhe Arturo Vidal e kanë ndërprerë edhe zyrtarisht bashkëpunimin.

Klubi italian ka njoftuar këtë të hënë se ka arritur marrëveshje me kilianin për shkëputje të kontratës

Vidal kishte kontratë të vlefshme me Interin edhe për një sezon.

35-vjeçari tani si lojtar i lirë do t’i bashkohet Flamengos.

Ish-mesfushori i Juventusit, Bayern Munichit e Barcelonës ka arritur marrëveshje më herët me klubin brazilian dhe në ditët në vijim pritet të nënshkruajë zyrtarisht

(Kosova Sot Online)