Maratonë në pingpong, kjo pikë është e rrallë dhe e artë

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 14:56
Maratonë në pingpong, kjo pikë është e rrallë dhe e artë

Pingpongu është njëri prej sporteve që sjell më së shumti adrenalinë duke e pasur parasysh ritmin e tij të shpejtë.

Dhe, një aksion me plot emocione është parë edhe në meçin ndërmjet Krisztina Toth dhe Ye Seo Dang.

Kjo e fundit po sulmonte vazhdimisht, ndërsa e para po mbrohej.

E në fund doli triumfuese ajo që po mbrohej, Toth, e cila e fitoi një pikë të pabesueshme dhe maratonike në këtë meç.

Ajo u tregua jashtëzakonisht e saktë në kthimin e topave, ndërsa në fund kundërshtarja e saj gaboi duke e dërguar topin jashtë tabelës.

Toth e festoi këtë pikë, që mund të konsiderohet si e artë, ndërsa publiku e duartrokiti për këtë pikë të rrallë.

Për më tepër mund ta shikoni videon më poshtë.

(Kosova Sot Online)