Sa para i fitoi Drita me kualifikimin e mbrëmshëm?

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 16:41
Sa para i fitoi Drita me kualifikimin e mbrëmshëm?

Drita ka arritur të shënojë fitore të madhe në Prishtinë mbrëmë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 ekipin finlandez, Inter Turkun.

Kjo fitore e dërgon ekipin gjilanas në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues

Inter Turku fitoi në Finlandë minimalisht 1:0, por gjilanasit ishin të jashtëzakonshëm në Prishtinë mbrëmë.

Me rastin e kualifikimit në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues, Drita ka arritur t’i fitojë 350 mijë euro.

Në rast se ishte eliminuar në raundin e parë, “Intelektualët” do t’i arkëtonin vetëm 150 mijë sosh.

Ndërkohë, në rast se Drita arrin ta mposht ekipin belg, Royal Antwerp, në arkat e klubit do të shtonte plus 200 mijë euro.

(Kosova Sot Online)