Garuesit e Kosovës e nisin me humbje edhe në badminton

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 22:44
Garuesit e Kosovës e nisin me humbje edhe në badminton

Edhe garuesit e badmintonit, Baton Haxhiu e Fijona Mustafa nisën sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.

Garat e badmintonit zhvillohen në grupe. Haxhiu u përballë me armenin Manvel Harutyunyan, ndaj të cilit i mungoi përvoja, pavarësisht se humbi 2:0 në sete.

Mustafa zhvilloi dy ndeshje, të cilat i humbi nga Petra Hart e Hungarisë dhe Katja Ellingsen e Norvegjisë.

Batoni zhvillon nesër tri ndeshje tjera, ndërsa Fijona dy.

Kujtojmë se “EYOF 2022” është duke u mbajtur në Banska Bystrica të Sllovakisë

(Kosova Sot Online)