
PSG-ja pritet të angazhojë një psikolog

Paris Saint-Germain thuhet se ka ndërmarrë hapin e guximshëm për të punësuar një psikolog për të ndihmuar skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Luis Campos po kërkon të ndryshojë mentalitetin në “Parc des Princes” përpara sezonit 2022/23 me ndryshime gjithëpërfshirëse në të gjithë klubin
Sipas “L’Equipe”, parisienët po kërkojnë një profesionist për të ndihmuar në thyerjen e rekordit të tyre negativ në Evropë, pasi kampionët e Francës po dështojnë në Ligën e Kampionëve, garë në tԯ cilën po futen me synim për ta fituar.
Shkaku për të punësuar një psikolog sportiv vjen pas një kthese dramatike të 16-tës së fundit kundër Real Madridit, ku skuadra spanjolle përmbysi humbjen 1-0 në ndeshjen e parë në Paris, për të fituar 3-1 në kryeqytetin spanjoll.
Het-triku i Karim Benzemas shkaktoi kaos për PSG-në në “Santiago Bernabeu”, me PSG-në që u eliminua herët nga Liga e Kampionëve.
Emërimi i ri pritet të ndihmojë skuadrën të thyejë një pengesë mendore në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, derisa skuadra franceze do të sfidohet edhe në sezonin 2022/23 në Ligën e Kampionëve.
(Kosova Sot Online)