
Xavi tregon se si po i bindin futbollistët që të nënshkruajnë me Barcelonën

Pavarësisht se po përballet me një krizë financiare, Barcelona po është aktive në afatin kalimtar të kësaj vere.
Klubi katalunas deri më tani ka nënshkruar me futbollistë si Robert Lewandowski, Raphinha, Andreas Christensen e Franck Kessie – teksa ka vazhduar bashkëpunimin me Ousmane Dembelen
Trajneri i skuadrës, Xavi së fundi ka folur rreth rolit të tij në transferime. Ai tha se nuk përfshirja e tij nuk është vendimtare.
“Nuk do të thoja që përfshirja ime bëhet vendimtare. Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ne jemi një familje, jemi të bashkuar. Barcelona është një magnet për lojtarët”, tha spanjolli.
Tutje, Xavi tregoi se si po i bindin futbollistët që të transferohen në “Camp Nou”, teksa tha se e ndihmon edhe fakti që Barcelona është klub i madh.
“Nuk i krahasoj projektet, thjesht jap shpjegime të qarta. Unë flas për modelin e lojës, për qytetin. Kështu jam unë. Preferoj të qëndroj në shtëpi nëse nuk i jepem 100% kësaj pune. Mundohem t’i bëj lojtarët të argëtohen dhe të ndiejnë se kanë rëndësi. Natyrisht, madhështia e Barçës gjithashtu ndihmon”, shtoi 42-vjeçari.
“Dëshira e lojtarëve për të ardhur këtu flet për madhështinë e klubit në nivel global dhe historik. Është një projekt frymëzues. Nuk u fshehim asgjë lojtarëve. Edhe nëse nuk është periudha më e mirë, sërish është Barcelona dhe njerëzit duan të luajnë këtu. Fjala e këtij viti është ‘ëndërr’. Dëshira e Lewandowskit për të kaluar te Barça është një sukses për historinë e klubit”, deklaroi Xavi.
(Kosova Sot Online)