Nordi Mukiele zyrtarizohet te Paris Saint-Germaini

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 19:24
Nordi Mukiele zyrtarizohet te Paris Saint-Germaini

Paris Saint-Germaini ka zyrtarizuar këtë të martë transferimin e Nordi Mukieles.

24-vjeçari me kampionët e Francës ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Mukiele në “Parc des Princes” është transferuar nga Leipzigu për 16 milionë euro.

Francezi është mbrojtës i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe si qendërmbrojtës.

Mukiele e njeh mirë Ligue 1, pasi më herët ka qenë pjesë e Montpellierit.

Përforcimi i ri i PSG-së në shtator të vitit të kaluar debutoi edhe me Kombëtaren A të Francës. 

(Kosova Sot Online)