Luis Suarez e konfirmon marrëveshjen me ish-klubin e tij

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 22:29
Luis Suarez e konfirmon marrëveshjen me ish-klubin e tij

Luis Suarez ka vendosur që të rikthehet te Nacionali, aty ku ka nisur edhe karrierën e tij.

Sulmuesi i njohur ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me klubin nga Uruguai

“Tani kam arritur një para-marrëveshje për t’u bashkuar me Nacionalin, ishte e pamundur për mua të them jo për këtë mundësi”, tha ai në një video të publikuar një “Twitter”.

“Shpresoj se detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti për të përfunduar zyrtarisht marrëveshjen”, shtoi Suarez.

(Kosova Sot Online)