Pritje madhështore për Dybalan në Romë

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 22:43
Pritje madhështore për Dybalan në Romë

Paulo Dybala është prezantuar këtë të martë te AS Roma.

Argjentinasi javë më parë u zytarizua te Roma, klub me të cilin nënshkroi kontratë 3-vjeçare.

Pasi kaloi si lojtar i lirë në “Olimpico”, Dybala u prezantua sonte para tifozëve të flaktë të Romës.

28-vjeçari u ul në shkallët e një prej ndërtesave më ikonike të kryeqytetit italian dhe u zhyt dhe e shijoi atmosferën, me rreth 8 mijë tifozë që kënduan himnin e Romës .

“La Joya” u pa edhe me lot në sy gjatë ceremonisë emocionuese të prezantimit të tij.


(Kosova Sot Online)