E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë në ajër

  • 27 July 2022 - 20:53
E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë në ajër

Nuk ka ndryshim ende në të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Portugezi dëshiron të largohet, por United refuzon ta shesë atë

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë temë e mediave në mbarë botën.

Tashmë ai është refuzuar nga disa skuadra të njohura, si Bayern Munchen dhe Chelsea të cilat e kanë distancuar vetën nga ai dhe së fundmi ai është i padëshirueshëm edhe për tifozët e Atletico Madridit.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, gjërat për Ronaldon nuk kanë ndryshuar.

“Nuk ka ndryshime për situatën e Cristiano Ronaldos. Manchester United insiston që ai nuk është në shitje, por Cristiano i ka thënë ten Hag në 24 orët e fundit që ai dëshiron të largohet. ?? #MUFC”, ka shkruar Romano.

Sipas tij, i mbetet agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes për të gjetur zgjidhje.

“Agjenti i tij, Jorge Mendes do të përpiqet për të gjetur një zgjidhje. Ai është duke e përgatitur një strategji, të njëjtë si vitin e kaluar në Juventus”.


(Kosova Sot Online)