
Tifozët e Atleticos e refuzuan Cristianon: Ai është antiteza e vlerave tona

Është e qartë që tifozët e Los Rojiblancos nuk dëshirojnë që ish lojtari i Real Madridit t’ju bashkohet atyre
Cristiano Ronaldo dëshiron që të largohet nga Manchester United këtë verë, por ish futbollisti i Real Madridit është duke vuajtur për të gjetur një klub që e dëshiron atë. Tani është pothuajse e sigurt që ai klub nuk është Atletico Madrid, pasi që këtë e kanë bërë të qartë tifozët e këtij klubi.
Los Rojiblancos janë njëri nga klubet që Jorge Mendes ia ka ofruar klientin e tij dhe një burim nga prapaskena me skuadrën nga Wanda Metropolitano mendohet që ka qenë i pajtimit që të shikohet mundësia që të nënshkruajnë më të.
Tifozët, megjithatë, e kanë bërë të qartë që nuk janë pro kësaj ideje. Grupi i tifozëve “International Union of Atletico Madrid” – i cili është i lidhur me 300 grupe të tjera rreth botës – kanë ardhur në përfundim së ata janë kundër kësaj lëvizje.
Duke ngritur zërin, grupi ka dhënë mendimin e tyre “duke e refuzuar kategorikisht” Cristiano Ronaldon dhe kanë shkuar aq larg saqë kanë thënë së sulmuesi është “antitezë e vlerave” që ka Atleti, siç janë, “përpjekje, vetëmohim dhe përulësi”.
Për të shtuar kripë në plagët e Cristiano Ronaldos ata kanë shkruar se ai është “një lojtar në rënie të formës”.
Duke i bërë të qarta ndjenjat e tyre, grupi i tifozëve të Atleticos kanë kërkuar nga klubi që “të hedhin poshtë mundësinë e transferimit të tij, nëse është duke e konsideruar atë”.
(Kosova Sot Online)