
Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Sanchezit për ndërprerje të kontratës

Interi dhe Alexis Sanchez janë afër për të ndërprerë bashkëpunimin.
Sipas Fabrizio Romano, klubi italian ka arritur marrëveshje në parim me kilianin për të shkëputur kontratën dhe për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm.
Tutje, sipas gazetarit italian, kanë mbetur vetëm edhe detajet e fundit për t’u zgjidhur para se të nënshkruhet zyrtarisht ndërprerja e bashkëpunimit.
(Kosova Sot Online