
Ramsdale merr numrin e Lenos të Arsenali

Portierit i është dhënë numri i 1 në skuadrën e Gunners
Aaron Ramsdale do ta bartë fanellën me numër 1 në Arsenal pas largimit të portierit Bernd Leno. Lajmërimi është bërë pas një dite që gjermani u konfirmuar si portier i Fulhamit, duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare.
Ramsdale ka bërë 37 paraqitje sezonin e kaluar duke u bërë kështu zgjidhje e parë për portier nga Arteta, një zhvillim që bëri që Leno të shikonte kalim në një skuadër tjetër.
Puna tashmë është mbi supet e Ramsdale pavarësisht së këtë verë në këtë skuadër është transferuar edhe Matt Turner nga MLS.
(Kosova Sot Online)