Ronaldo gëzon tifozët e Manchesterit, shprehet gati për ndeshjen e parë në Premierligë

  • A.P /
  • 07 August 2022 - 11:40
Ronaldo gëzon tifozët e Manchesterit, shprehet gati për ndeshjen e parë në Premierligë

Cristiano Ronaldo është shprehur i gatshëm për sezonin e ri 2022/23 në Premierligë, që nisi të premten.

Manchester United e zhvillon këtë diel ndeshjen e parë, kundër Brightonit në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Ende nuk dihet nëse Ronaldo të luajë nga fillimi apo do të përfshihet në skuadër, mirëpo ai përmes një fotografie  të publikuar në “Instagram” ka shprehur gatishmërinë e tij për të luajtur.

“Gati”, ka shkruar 37-vjeçari.


(Kosova Sot Online)