Arsenali dhe Liverpooli në garë për Pinon, Villarreali kërkon që të paguhet klauzola e tij

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 17:46
Arsenali dhe Liverpooli në garë për Pinon, Villarreali kërkon që të paguhet klauzola e tij

Arsenali dhe Liverpooli janë në garë për Yeremy Pinon e Vilarrealit.

Kjo është konfirmuar nga rrethi i lojtarit për “Radio Castellon”, ka bërë të ditur gazetari, Xavi Sidro.

Të dy klubet angleze thuhet se kanë dërguar ofertat e tyre, por që nuk kanë marrë përgjigje pozitive

Pino ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh dhe Villarreali nuk do të pranojë asnjë ofertë nën këtë çmim.

19-vjeçari me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Pozita natyrale e Pinos është sulmues i krahut të djathtë, por ai mund të luajë edhe në krah të majtë ose në qendër të sulmit. 

(Kosova Sot Online)