Scholes me fjalë të mëdha për Haalandin

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 22:56
Scholes me fjalë të mëdha për Haalandin

Paul Scholes e ka krahasuar Erling Haaland me ish-sulmuesin dhe bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi, Ruud van Nistelrooy.

Ish-mesfushori anglez tha se norvegjezi ia kujton van Nisterlooyn, pasi është një finalizues i mirë i aksioneve

“Ai është një lojtar kaq i ri, por i sigurt. Ai më kujton shumë Ruud van Nistelrooyn – një finalizues kaq i pamëshirshëm”, tha ai në emisonin “Matchday” të Premierligës.

“Kur ai futet në kuadratin e penalltisë, ju ndiheni sikur do të shënojë dhe ndiheni sikur nuk do t’i japë asnjë shans portierit. Edhe para goditjes së tij të penalltisë, ai ishte aq i sigurt, sa bëri një hap dhe gjuajti në këndin e poshtëm”, shtoi Scholes.

“Ishte një debutim i shkëlqyeshëm, mendova se [përshtatja] mund të merrte pak kohë, por përsëri gabova pak. Ky djalosh ka cilësi të mëdha – aftësinë për të shënuar gola, lëvizjen”, tha legjenda angleze.

Kujtojmë se të dielën e kaluar, Manchester City shënoi fitore 2:0 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e parë për sezonin 2022/23 në Premierligë.

Dhe, të dy golat e fitores u shënuan nga Erling Haaland. 

(Kosova Sot Online)