Paredes arrin marrëveshje me Juventusin

  • A.P /
  • 11 August 2022 - 18:00
Paredes arrin marrëveshje me Juventusin

Leandro Paredes ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

“Zonja e Vjetër” ishte e interesuar për ta transferuar argjentinasin dhe tani është shumë pranë realizimit.

Ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes dy klubeve, Paris Saint-Germainit dhe Juventusit.

Negociatat po vazhdojnë, teksa Juventusi kërkon të shesë njërin nga dy mesfushorët, Rabiot apo Arthur.

(Kosova Sot Online)