Lëndohet Zhegrova, s’ftohet në skuadrën e Lille për ndeshjen kundër Nantes

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 20:30
Lëndohet Zhegrova, s’ftohet në skuadrën e Lille për ndeshjen kundër Nantes

Edon Zhegrova nuk është në formacion të Lille as për ndeshjen javës së dytë që skuadra e tij e zhvillon si mysafire e Nantes

Zhegrova luajti vetëm 3 minuta në ndeshjen e parë që Lille e zhvilloi kundër Auxerre, të cilën e mposhti me rezultat 4-1.

Besohet se sulmuesin kosovar është duke e shqetësuar një lëndim i vogël, por për çfarë lëndimi ende nuk është bërë e ditur nga klubi francez. Madje ai sot as nuk ka udhëtuar me Lille.

Sido që të jetë, Lille synon ta marrë edhe fitoren e dytë sonte kundër Nantes derisa në vijën e sulmit kanë startuar me Bayo, Bamba, Cabella dhe Jonathan David.

(Kosova Sot Online)