Publikohet lista e të nominuarve për Topin e Artë: Benzema prin, Messi nuk është në listë

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 21:32
Publikohet lista e të nominuarve për Topin e Artë: Benzema prin, Messi nuk është në listë

Lista përfundimtare për çmimin më prestigjioz individual është zbuluar sonte.

France Football ka lajmëruar listën e të nominuarve për Topin e Artë për meshkujt më 2022, me lojtarin më të mirë në Europë që pritet të prezantohet zyrtarisht në një ceremoni që do të mbahet në tetor.

Karim Benzema i Real Madridit konsiderohet favorit pasi që i ndihmoi Los Blancos për ta fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por janë edhe shumë emra të tjerë që do të jenë në garë.

Lionel Messi vazhdon ta mban rekordin me shtatë topa të artë, ku për herë të fundit e fitoi më 2021. Megjithatë, argjentinasi ka pasur një sezon debutues të vështirë me Paris Saint-Germain, derisa po kërkon ta rikthejë formën këtë sezon.

Në listë për më të mirët nuk është as Neymar, kurse Liverpool do të këtë gjashtë kandidat për ta fituar këtë trofe. 

Thibaut Courtois – Real Madrid

Rafael Leao – AC Milan

Christopher Nkunku – RB Leipzig

Mohamed Salah – Liverpool

Joshua Kimmich – Bayern Munich

Trent Alexander-Arnold – Liverpool

Bernardo Silva – Manchester City

Luis Diaz – Liverpool

Robert Lewandowski – Barcelona

Riyad Mahrez – Manchester City

Casemiro – Real Madrid

Heung-Min Son – Tottenham

Fabinho – Liverpool

Karim Benzema – Real Madrid

Mike Maignan – AC Milan

Harry Kane – Tottenham

Darwin Nunez – Liverpool

Phil Foden – Manchester City

Sadio Mane – Bayern Munich

Sebastian Haller – Dortmund

Luka Modric – Real Madrid

Antonio Rudiger – Real Madrid

Cristiano Ronaldo – Manchester United

Kevin De Bruyne – Manchester City

Dusan Vlahovic – Juventus

Virgil van Dijk – Liverpool

Joao Cancelo – Manchester City

Kylian Mbappe – PSG

Erling Haaland – Manchester City

(Kosova Sot Online)