Man Utd në ofanzivë totale për De Jong

  • S.A /
  • 13 August 2022 - 09:55
Man Utd në ofanzivë totale për De Jong

Në Manchester United nuk po dorëzohen dhe ka bindje të plotë se ata do të përfundojnë nënshkrimin e Frenkie de Jong përpara se të mbyllet merkato.

Siç raporton gazeta holandeze ‘Telegraaf’, shumë mirë e informuar nga ambienti i lojtarit, United do të nisë një ofensivë totale gjatë javës së ardhshme për të nënshkruar me mesfushorin dhe e shohin si shumë të mundshme arritjen e një marrëveshjeje pavarësisht lëvizjeve të Chelseat.

Klubi anglez, sipas ‘The Athletic’, do të nënshkruajë me Rabiot, por e ka lënë pjesën më të madhe të buxhetit të transferimit të ngrirë ndërsa pret të nënshkruajë me De Jong.

Trajneri Erik Ten Hag ka kërkuar për të ngritur ofertën për futbollistin dhe për të rrezikuar gjithçka për ta bindur atë.

Në fakt ai ka marrë në dorë situatën dhe nuk përjashtohet që të ketë një takim me futbollistin për t’i dhënë fund kësaj telenovele.

Në United ata e kanë të qartë se oferta më e mirë përfundimtare për Barçën dhe vetë lojtarin do të jetë e tyre. 

(Kosova Sot Online )