Aubameyang shumë afër kalimit te Chelsea

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 10:40
Aubameyang shumë afër kalimit te Chelsea

Ka të reja rreth së ardhmes së Pierre-Emerick Aubameyang.

Takimi i sulmuesit gabonez me Chelsean mbrëmë ishte mjaft pozitiv, raporton Fabrizio Romano

Kushtet personale me lojtarin nuk do të jenë problem për Chelsean, teksa thuhet se të dy palët janë në rrugë të mirë.

Tani është koha që Chelsea të fillojë negociatat me Barcelonën, por çmimi i transferimit mund të jetë problem.

Katalonasit po kërkojnë 30 milionë euro, çka është diçka e papranueshme për londinezët.

Kujtojmë se Aubameyang erdhi te Barcelona si lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online)