Xhiroja e dytë e Superligës, këto janë përballjet e sotme

  • S.A /
  • 20 August 2022 - 09:52
Xhiroja e dytë e Superligës, këto janë përballjet e sotme

Kjo fundjavë është e rezervuar për xhiron e dytë të Superligës në futboll. Java hapet ditën e shtunë me dy përballje mjaft interesante. Në Podujevë, skuadra e Llapit e pret Trepçën’89 dhe do kërkojë ta sigurojë fitoren e dytë rresht, e në anën tjetër mitrovicasit të parën, pasi barazuan me Dritën, ani pse ishin duke fituar 2:0.

Po këtë ditë luhet edhe sfida mes Dritës e Dukagjinit.

Që të dy ekipet kërkojnë fitoret e para kampionale, me klinasit që u mposhtën, e gjilanasit që barazuan.

(Kosova Sot Online )