Asensio pati debutim të mirë në sezonin e ri

  • A.P /
  • 21 August 2022 - 16:43
Asensio pati debutim të mirë në sezonin e ri

Ancelotti i dha disa minuta kundër Vigos sulmuesit spanjoll

Marco Asensio dëshiron që të luajë më shpesh dhe të jetë i rëndësishëm në Real Madrid, pasi që ai luajti minutat e parë këtë sezon në fitoren e madhe të Real Madridit kundër Celta Vigos.

Ai e dinë që do të këtë një sezon të vështirë pasi që dëshiron të luajë vazhdimisht, por është i përkushtuar që ta arrijë këtë me skuadrën e tij.

Kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2023 dhe shenjat e tanishme thonë se kohës së tij në Real Madrid po i vije fund. Mund, në të vërtetë, që kjo të ndodh para fundit të gushtit nëse për spanjollin dhe kampionët europian do të jenë të interesuar që ta blejnë ndokush atë gjatë këtij afati.

Asension dëshiron që të gjendet një zgjidhje, por është e qartë që ai dëshiron të jetë një lojtar i dobishëm për Carlo Ancelottin edhe pse e dinë se çfarë mendon klubi për të.

Asensio dhe Ancelotti kanë folur së fundi, ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku edhe tani dhe nuk ka asgjë sekrete në mesin e tyre.

Mendes po kërkon skuadra të reja

Asensio dëshiron të luajë në Botërorin e 2022 me Spanjën këtë dimër. Ai ishte kthyer në planet e Luis Enrique në ndeshjet e qershor dhe ai e di që dëshiron të luajë në Katar.

Caktimi për agjent i Jorge Mendes nga ana e tij bëri që shumë t’i ngritin vetullat, më shumë analistë që presin që ai ta largojë nga kjo skuadër. Për momentin, asgjë nuk ka ndodhur pavarësisht se ka pasur disa afrime për të.

Deri në këto çaste, gjërat po ecin shpejt pa ndryshuar asgjë. Lucas Vazquez është një shembull së si ndryshohen gjërat dhe Asensio ende ka shpresë që me punë në stërvitje do të fillojë të luajë dhe pse jo ta fiton një kontratë të re. 


(Kosova Sot Online)