City do të këtë punë të vështirë me Newcastle sonte

  • A.P /
  • 21 August 2022 - 16:45
City do të këtë punë të vështirë me Newcastle sonte

Kampionët e Anglisë, Manchester City do të kenë një udhëtim të vështirë në Street James Park sonte, pasi që do të përballen me skuadrën e shumë përforcuar këtë sezon, Newcastle United

Newcastle ka deri me tani katër pikë duke barazuar në një dhe fituar në një ndeshje tjetër dhe do të përpiqet që të fitojë kundër Manchester Cityit, një gjë që nuk ka arritur ta bëjë në pesë sezonet e fundit.

Por, pas pronarëve të rinj dhe transfereve që ka bërë kjo skuadër sidomos në mesfushë synon që ta thyejë këtë tabu.

Në anën tjetër, City kërkon që ta vazhdojë me fitore sezonin dhe kështu të jetë më pikë të barabarta me Arsenalin që për momentin është në vendin e parë ku nga tri ndeshje ka fituar tri të tilla.

Haaland, Foden dhe Bernardo Silva janë lojtarët që ka startuar Guardiola në sulm sonte, ndërkaq për Newcastle në vijën e parë të sulmit është Callum Willson. 

(Kosova Sot Online)