Leeds e 'turpëron' Chelsean

  • A.P /
  • 21 August 2022 - 17:37
Leeds e 'turpëron' Chelsean

Leeds United ka fituar me rezultat bindës ndaj Chelseat, duke e mposhtur atë me rezultat 3-0 në Elland Road. Aaronson (33’), Rodrigo (37’) dhe Harrison (69’) shënuan për Leeds duke i dhënë një fitore të madhe skuadrës së Marsch në ndeshjen e tretë në Premier Ligë. Kjo fitore e dërgon Leeds në vendin e tretë më 7 pikë. Chelsea zbret në vendin e 12-të

Chelsea është turpëruar sonte në Elland Road duke humbur me rezultat 3-0, pavarësisht se pati një ndeshje të mirë kundër Tottenham javën e kaluar në Stamford Bridge.

Blutë e Londrës e nisën më mirë këtë takim duke ardhur të rasti me Sterling (1’) por që ai goditi shumë afër shtyllës së djathtë.

Sterling shënoi një gol në minutën e 15-të por ai u anulua për shkak të pozitës së tij jashtëloje.

Goli i parë për Leeds erdhi në minutën e 33-të, kur Eduard Mendy bëri një gabim trashanik nga i cili përfitoi Brenden Aaronson i cili shënoi për 1-0.

Katër minuta më vonë Leeds dyfishoi epërsinë me Rodrigo që shënoi pas një asistimi të Harrison.

Në pjesën e dytë Chelsea filloi më mirë por një kundërsulm i shpejt i nisur nga Leeds bëri që ata ta shënojnë golin e tretë në minutën e 69-të.

Rodrigo në këtë rast asistoi për Harrison cili shënoi për rezultat 3-0.

Në minutat në vazhdim Chelsea nuk mund të bënte më shumë përpos që Kalidou Koulibaly ndëshkohet me kartonin e tij të dytë të verdhë duke u përjashtuar nga loja me karton të kuq.

Leeds me këtë fitore tubon 7 pikë, e ku ka pasur dy fitore dhe një barazim pas tri ndeshjeve dhe për momentin është në vendin e tretë.

Chelsea në anën tjetër pëson humbjen e parë këtë sezon dhe është në vendin e 12-të pasi që nga tri ndeshje ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

Në xhiron e katër Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Leicester City ndërkaq Leeds do të këtë punë me një tjetër skuadër të fortë këtë sezon, Brighton & Hove Albion të cilët fituan sot kundër West Ham me rezultat 2-0.

(Kosova Sot Online)