Man Utd do ta bëjë tentimin e fundit për De Jongun

  • S.A /
  • 22 August 2022 - 11:42
Man Utd do ta bëjë tentimin e fundit për De Jongun

Manchester United nuk ka hequr ende dorë nga Frenkie de Jong. Futbollisti holandez është i vendosur për të qëndruar në Barcelonë, por gjiganti katalunas do të preferonte ta shesë atë. “Djajtë e Kuq” ishin shfaqur me një ofertë javë më parë, e cila nuk ishte pranuar.

 Por, trajneri Erik ten Hag është i vendosur për ta transferuar në “Old Trafford” ish-futbollistin e Ajaxit, me të cilin kishte punuar në atë kohë, shkruan mediumi holandez “Telegraaf”. Madje, ai i ka këshilluar drejtuesit e klubit ta përmirësojnë ofertën për mesfushorin kualitativ. Përfaqësuesit e klubit anglez pritet të udhëtojnë drejt Barcelonës për t’u munduar që ta kompletojnë këtë transferim gjatë kësaj jave. Për 25 vjeçarin ndërkohë interesim ka shfaqur edhe Chelsea në Angli. De Jong nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” dhe gjiganti katalunas është i vendosur ta shesë atë, edhe për t’i balancuar sadopak financat.

(Kosova Sot Online )