Tifozët e Dortmundit dalin kundër klubit, protestojnë për çmimet e biletave

  • A.P /
  • 22 August 2022 - 15:37
Tifozët e Dortmundit dalin kundër klubit, protestojnë për çmimet e biletave

Nuk ka mjaftuar humbja e pabesueshme 2-3 përballë Werder Bremenit, por klubi verdhezi është kritikuar ashpër dhe nga tifozët e tij.

“Muri i verdhë” ka kritikuar klubin për biletat shumë të shtrenjta me një baner thumbues.

“Dashuri e vërtetë? Por çmimet e biletave si nëpër bordello”, ishte ajo më pikantja e shpalosur nga tifozët verdhezinj.

Një tjetër baner shkruante: “Këtu janë biletat më të shtrenjta në Gjermani”.

(Kosova Sot Online)