
Leicester refuzon ofertën e tretë të Chelsea për Fofana

Duket se Leicester nuk e ka ndërmend të ndahet lehtë me mbrojtësin e saj Wesley Fofana
Gazetari i mediumit të njohur britanik Telegraph, John Percy, ka raportuar se Leicester ka refuzuar ofertën 70 milionë euro për Fofana.
“Leicester ka refuzuar ofertën e tretë nga Chelsea për Wesley Fofana. Oferta totale besohet që ishte 70 milionë funte përfshirë bonuset. Brendan Rodgers pritet të vlerësojë nëse Fofana do të luajë kundër Chelsea të shtunën në Premier Ligë (nëse nuk ka oferta të tjera”, ka shkruar Percy.
Lajmin e tij e ka shpërndarë edhe gazetari i njohur i transferove, Fabrizio Romano.
“Leicester refuzoi ofertën e re të Chelsea për Wesley Fofana. Shuma mendohet të jetë rreth 70 milionë funte me bonuse të vështirë, sipas asaj që thotë @JPercyTelegraph #LCFC”.
Chelsea ende ka mundësi që ta shtyjë përpara marrëveshjen për Fofana, pasi që më të vërtetë është duke e kërkuar lojtarin.
(Kosova Sot Online)