
United pritet ta rrisë ofertën për Antony

Manchester United e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Ajaxit
Manchester United i kanë thënë Ajaxit se ata janë të gatshëm për ta rritur ofertën e tyre për sulmuesin Antony.
Unitedit i është refuzuar një ofertë prej 80 milionë euro nga Ajax, por sipas Sky Sports News, transmeton GazetaExpress, United do ta rritë shumën dhe pagesën fillestare për sulmuesin.
Lojtari dëshiron që ti bashkohet Djajve të Kuq dhe këtë ia ka bërë të qartë Ajaxit. United do të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Antony – i cili duket se është synimi numër 1 i Erik Ten Hag për këtë afat kalimtar të verës.
(Kosova Sot Online)