
Capello mendon se “Roma mund të fitojë kundër Juventusit”

Fabio Capello nuk është shumë i impresionuar me Juventusin e Massimiliano Allegrit dhe ai pret që Roma vjen me një vetëbesim më të madh për të fituar në Torino
Bardhezinjtë bën një paraqitje të dobët në barazimin e tyre 0-0 kundër Sampdorias dje, e ku ju mungoi posedimi dhe dështuan të tregojnë diçka sidomos në sulm. Massimiliano Allegri qartë ka nevojë për t’i zgjidhur një mori problemesh nëse Juventusi dëshiron që të përfundojë në top katër këtë sezon, një gjë që Roma e dëshiron pasi që nuk e arriti sezonin e kaluar.
Duke folur për Sky Sports Italia, Capello fillimisht ka analizuar paraqitjen e dobët të Juventusit që barazoi me Sampdorian.
“Juventusi tregoi mbrëmë që ka pak kualitet, mungesa e Pogbas dhe Di Marias u pa menjëherë. Kjo është një skuadër që u sfidua me Sampdorian që bënë një ndeshje më të mirë”.
“Juventusi bëri shumë pak. Në mesfushë, ku edhe lind lojë, ata kanë shumë pak kualitet. Ata janë kthyer disa vite pas, Allegri duhet të shpresojë që t’i kthehen sa më shpejt lojtarët e tij”.
Ai ka folur edhe për objektivat e këtij afati të Bardhezinjve si dhe ka dhënë arsye se pse Arkadiusz Milik nuk do ta bëjë ndryshimin.
“Forcimi i mesfushës? Futbollistë të vërtetë, nuk pashë të tillë mbrëmë, prandaj është e vështirë. Pastaj, kam dëgjuar për Milik, por ai nuk është lojtar që bën dallimin. Ai nuk është ajo çfarë duan e ëndërrojnë tifozët e Juves, ai është lojtar i mirë, i cili mund të jetë vetëm pjesë e skuadrës”.
“Të tjerët që morën ata këtë vit, në anën tjetër, mund të jenë pjesë e 11-ës startuese në fushë”.
Në fund, Capello ka folur për ndeshjen e radhës Juventus-Roma, duke nënvizuar disa probleme që Bardhezinjtë mund të përballën.
“Juve-Roma do të thotë shumë për Romën. Juve është skuadra e vitit të kaluar, madje më e dobët për shkak të lëndimeve. Ata janë pa Chiesan, Pogban, Di Marian, De Ligtin dhe Chiellinin. Këta dy kanë ikur. Do të jetë një ndeshje e vështirë për Juven”.
“Me duket se Roma e ka kuptuar se si ata duhet të luajnë dhe kanë më shumë kualitet dhe shpejtësi”.
“Ne po flasim për Zaniolon, Abrahamin, Dybalan, por aty është edhe Spinazzola, i cili ende nuk është 100 për qind i gatshëm, e kur ai ka driblime, ndryshon anë të lojës dhe shpejtësi, cilësi që i kishte para lëndim, pra ai do të jetë shumë i rëndësishëm. Roma vjen në Torino më shumë vetëbesim. Do të jetë një ndeshje shumë interesante. Besoj që do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga krahët e sulmit”, tha Capello.
Juventusi është në një pozitë të vështirë për shkak të krizës së lëndimeve dhe klubi do të punojë për të nënshkruar me Milik që nuk duket se do i zgjedh problemet e tyre në sulm.
(Kosova Sot Online)