Marrëdhëniet e Asensios me Real Madridin drejt kolapsit

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 18:23
Marrëdhëniet e Asensios me Real Madridin drejt kolapsit

Carlo Ancelotti ka konfirmuar që lojtari dëshiron të largohet nga skuadra

Nuk ka qenë një verë e lehtë për Marco Asension. Një ofertë për ta rinovuar kontratën e tij me Real Madridin nuk ka arritur gjë që e ka bërë edhe më të vështirë për të që t’i plotësohet dëshira, e cila ishte që të vazhdojë kontratën dhe të luajë me Los Blancos.

Për shkak se ka interes të vogël për t’i zgjatur kontratën që i skadon pas 10 muajve, drejtorët e klubit kanë treguar që nuk kanë interes për sulmuesin dhe së ai nuk është pjesë e planeve të tyre, së paku për momentin.

Për më shumë, ata e kanë bërë të qartë që nëse një ofertë e përshtatshme vjen, ata do të jenë të hapur për ta transferuar atë. Asensio e di këtë për shkak se ata nuk e kanë fshehur këtë gjë gjatë kësaj jave.

Kjo nuk do të thotë që ai nuk do të luajë më nëse mbetet në Real Madrid dhe t’i përmbahet kontratës për këta muaj. Por, ai e ka kuptuar së do të jetë shumë e vështirë për të që të startojë si titullar në 11-ën e parë.

Për më tepër, largimi i Casemiros, plus mundësia e largimit të Mariano Diaz i ka reduktuar numrin e lojtarëve të gatshëm për Carlo Ancelottin, kështu që mundësia e tij për të luajtur do të rritet, por ky nuk ka qenë kurrë objektivi i Asensios.

Ai dëshiron që të ndihet i rëndësishëm dhe ai e di që në këtë moment është shumë e vështirë për të në Real Madrid, e cila gjë është arsyeja që pse ai është duke kërkuar zgjidhje larg Valdebebas, siç tha Ancelotti të enjten.

Disa skuadra kanë trokitur në derën e tij me qëllim që të nënshkruajnë më të. Asensios, megjithatë, ka qenë i rezervuar për t’u larguar gjatë bisedimeve pasi që ai beson se ende ka vend për të në Real Madrid.

Lojtari dëshiron që tia dëshmon të kundërtën drejtuesve të Real Madrid dhe ta kthejë situatën e tij në favor gjatë këtyre muajve, ashtu sikurse bëri Lucas Vazquez dy vite më parë.

Tjetër gjë që Asensio e ka bërë të qartë është se ai nuk dëshiron të largohet duke qenë në bankën rezervë të Real Madridit. Ai është një futbollist që dëshiron ta tregojë vetën në çdo javë dhe në çdo seancë stervitore.

Por, është esenciale që ai ndihet me vlerë dhe ai dëshiron t’i tregojë atyre se ia vlen. Ai nuk e ka harruar sezonin e kaluar kur ishte golashënuesi i tretë në klub dhe ai ishte pjesë e një suksesi me Los Blancos të cilët fituan La Liga Santander dhe Ligën e Kampionëve.

Real Madridi mendon se Asensio duhet të largohet

Real Madridi janë të qartë sa i përket një lojtari i cili është në vitin e tij të fundit të kontratë së më e mira për të është që të largohet nga klubi, nëse ata nuk kanë interes që të rinovojnë më të kontratë.

Tregu i transferëve po kalon dhe gjetja e një zgjidhje nuk është parë deri me tani. Ancelotti është duke pritur për vendimin final. Ai e di që nëse Asensio qëndron ai do të llogarisë në të, edhe pse ai po ashtu është i qartë që ka disa lojtarë që do të luajnë para tij.

Sulmuesi ndihet i zoti që të luftojë për një vend të titullarit apo të jetë i përfshirë gjatë rotacioneve të ekipit.

Nuk do të jetë lehtë, por nëse ai qëndron duhet të luftojë për një vend në skuadër. Për momentin, ai dhe agjenti i tij Jorge Mendes janë duke i dëgjuar edhe ofertat e skuadrave të tjera. 

(Kosova Sot Online)