Graham Potter arrin në qendrën stërvitore të Chelseat
Tashmë është pothuajse punë e kryer. Graham Potter do të jetë trajneri i ri i Chelseat.
Kjo u konfirmua sot nga shumë media të mëdha angleze
Ndërsa, tani kanë dalë pamje të Potter, duke mbërritur në qendrën stërvitore të Chelseat në Cobham.
Potter aktualisht është trajner i Brighton, por sipas të gjitha gjasave do ta pasojë Thomas Tuchelin te Chelsea.
(Kosova Sot Online)
