Klopp e kishte paralajmëruar skuadrën e tij për Zielinskin

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 16:53
Klopp e kishte paralajmëruar skuadrën e tij për Zielinskin

Ylli i Napolit, Piotr Zielinski shënoi dygolësh mbrëmë kundër Liverpool, duke bërë Jurgen Kloppin edhe më shumë të pendohet se pse nuk nënshkroi më të në vitin 2016

Polaku ka pasur një fillim të mirë të sezonit pavarësisht dy golave që shënoi kundër Reds mbrëmë. Ai duket se është kthyer në standardët e tij pas sezonit zhgënjyes 2021/22 ku ai kishte shënuar vetëm tetë gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.

28 vjeçari ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje këtë sezon dhe ka bërë katër asiste.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Zielinski ishte një lojtar që Klopp synonte ta transferonte më 2016, kur Zielinski luante për Empolin.

Sipas raportit, në atë kohë edhe Robert Lewandowski, që është bashkëvendas i Zielinskit, i kishte thënë atij sa i mirë ishte dhe këtë ia ka thënë Klopp. Megjithatë, Napoli arriti që ta transferonte atë nga Toskana, duke nënshkruar me mesfushorin për 16 milionë euro.

Zielinski ka shënuar 43 gola në 287 paraqitje me Napolin ku ka fituar Kupën e Italisë.

“Ne dominuam dhe ndeshja e mbrëmshme ishte perfektë”, tha ai për Sky Sport Italia pas fitores së Napolit kundër Liverpool, ku ai shënoi dy gola.

“Në mposhtëm një top kundërshtar, ne jemi të lumtur, por ne e dimë që ky është vetëm fillimi”.

Në anën tjetër, Klopp e kishte paralajmëruar skuadrën e tij gjatë konferencës për media të martën që polaku do ju shkaktonte atyre telashe.

“Ata janë skuadër e re, por ata të gjithë janë të mirë. Nuk jam 100 për qind i sigurt por nuk ka shumë vite që kur largohen lojtarët e Napolit ka gjendje nervoze, por tani ata janë adaptuar. Një lojtar i cili gjithmonë ka qëndruar është Zielinski dhe ata ndërtohen si skuadër rreth tij”.

(Kosova Sot Online)