
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani – Cluj 0-0

45’ Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani – Cluj
Pjesa e parë përfundoi me një dominim të Ballkanit në posedim 70 me 30 për qind.
Por, Cluj pati më shumë tentime për gol, gjithsej 8 kurse Ballkani kishte tri, në mesin e të cilave ishte një supergoditje e Ermal Krasniqit në minutën e 30-të.
Ka përfunduar pjesa e parë Ballkani – Cluj, Ballkani ka posedimin me 69 për qind
Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Cluj ka përfunduar me rezultat 0-0. Ballkani e pati posedimin e ndeshjes dhe e neutralizojë mirë skuadrën rumune.
Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Cluj.
Një ndeshje ku Ballkani ishte më i mirë në mbajtjen e topin por jo edhe me shanse. Cluj pati shansin e parë në ndeshje me Deac që sulmoi i pari. Yeboah pati një goditje që përfundoi jashtë portës në minutën e 16, teksa Dellova u ndëshkua me karton të verdhë në dy minuta më vonë.
Cvek e pati një goditje të pritur nga Frashëri në minutën e 24-të të ndeshjes.
Rasti më i mirë për Ballkanin ishte në minutën e 30-të kur Krasniqi goditi fuqishëm por priti portieri Scuffet.
Gripshit të Ballkanit ju bllokua një goditje në minutën e 35-të.
10 minutat e fundit nuk shënuan ndonjë rast as për njërën as për tjetrën skuadër.
Ballkani do të kërkojë pjesën e dytë që të shënojë fitore apo ta barazojë këtë ndeshje, pasi që Ballkani e pati posedimin me 69 për qind në pjesën e parë.
45+1′ Përfundon pjesa e parë Ballkani Cluj. Nuk ka gola!
40′ Edhe një pesë minutësh i mirë i Ballkanit. Kampioni kosovar po e kontrollon ndeshjen dhe deri me tani janë më të mirë së rumunët.
35′ Edhe 10 minuta deri në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes Ballkani – Cluj. Rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0-0.
30′ Ballkani tregon dhëmbët. Krasniqi rrezikoi seriozisht portën e Cluj. Ndërkohë që Astrit Thaçi pati një pasim të mirë në zonë që për pak së arriti Albion Rrahmani.
25′ Cluj pati dy goditje në portë. E para përfundoi jashtë kurse goditja e dytë përfundoi në duart e portierit Stivi Frashëri.
20′ Lumëbardhë Dellova është ndeshkuar me karton të verdhë. Ndeshja vazhdon të jetë e balancuar.
15′ Pesë minuta më të balancuara edhe në posedim. Pa ndonjë rast serioz për shënim.
10′ Ballkani po vazhdon ta këtë posedimin por Cluj arriti ta rrezikojë portën e Frashërit në minutën e 9-të. Por, portieri shqiptar bëri një pritje fantastike.
5′ Kanë kaluar pesë minuta të ndeshjes. Ballkani është duke e dominuar Cluj me posedim.
1’ Ka filluar ndeshja në fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës Ballkani – Cluj
Ballkani e fillon sot aventurën e tyre në Ligën e Konferencës kundër Cluj.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. Ajo ka filluar në orën 18:45.
Kampioni kosovar është në Grupin G bashkë me CFR Cluj, Slavia Pragën dhe Sivasporin.
(Kosova Sot Online)