
Ronaldo me dedikim prekës ndaj Mbretëreshës Elizabeth II

Vdekja në moshën 96 vjeçare e Mbretëreshës Elizabeth ka bërë që shumë personazhe të njohur të mbarë botën t'i dedikojnë asaj postime prekëse.
Këtyre personazheve i është bashkuar së fundmi dhe ylli portugez CR7.
Në postimin e tij Cristiano shkruan:
“Shtatë vite nga karriera ime janë luajtur në Premier League, duke e bërë këtë sezon vitin e tetë që jetoj në Angli. Gjatë këtyre viteve, kam ndjerë një dashuri të jashtëzakonshme nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Mbretëresha, dhe sa shumë e rëndësishme ka qenë dhe do të jetë madhështia e saj për të gjithë njerëzit britanikë.
I kushtoj nderimin tim kujtimit të saj dhe vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore.”
(Kosova Sot Online)