
Llapi shkëput kontratën me Agon Kolajn

Agron Kolaj nuk do të jetë më pjesë e Llapit.
Portieri kishte nënshkruar me llapjanët në verën e këtij viti, por palët kanë vendosur për ndërprerje të bashkëpunimit
Në njoftimin e klubit nga Podujeva thuhet se shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
“Klubi futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj.
Klubi ynë dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme.
Kolajn e falenderojmë për angazhimin e deritanishëm si dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”.
(Kosova Sot Online)