
Dembele e bën diferencën më shumë se Lewandowski

Sulmuesi i Espanyolit, Martin Braithwaite, së fundi ka dhënë një intervistë për mediat në Spanjë, ku ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Ousmane Dembelen.
Sulmuesi danez e lavdëroi francezin, i cili këtë sezon po shkëlqen me fanellën e skuadrës katalunase, transmeton Gazeta Express.
Sipas Braithwaite, Dembele e bën diferencën më shumë se Robert Lewandowski, pavarësisht se polaku po shënon gola.
“Ai bën diferencën më shumë se Lewandowski. Ousmane është një djalë shumë i mirë, unë e pëlqej atë. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm nuk kam parë kurrë si ai. Messi është diçka tjetër, por kurrë nuk kam parë dikë si Ousmane”, tha ai për “RAC1”.
Ousmane Dembele është paraqitur në pesë ndeshje me Barcelonën në këtë sezon në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, teksa ka shënuar një gol dhe ka shtuar katër asistime.
(Kosova Sot Online)