Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së gjashtë

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 18:42
Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së gjashtë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së gjashtë.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, mes Ballkanit dhe Dritës 

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë ndeshje gjyqtar kryesor do të jetë Mentor Ajeti, teksa ndihmësit e tij do të jenë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit e Prishtinës, aty ku treshja; Visar Kastrati, Besnik Morina dhe Granit Hyseni do të ndajnë drejtësinë.

(Kosova Sot Online)