Barcelona po planifikon transferimin e Bernardo Silvas

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 21:13
Barcelona po planifikon transferimin e Bernardo Silvas

Barcelona raportohet se po planifikon transferimin e Bernardo Silvas në vitin e ardhshëm.

Gjatë afatit kalimtar të verës, mesfushori portugez ishte i lidhur me një transferim te katalunasit – por kjo nuk ndodhi

Megjithatë, kjo lëvizje mund të realizohet në vitin e ardhshëm.

Sipas “Sport”, Barcelona po planifikon transferimin e Silvas për në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.

28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025, por ai besohet se është i gatshëm për t’u larguar më herët nga “Etihad Stadium”.


(Kosova Sot Online)

Ish-mesfushori i Benficas e Monacos e pëlqen Barcelonën dhe kalimi i tij në “Camp Nou” duket të jetë më i mundshëm në vitin e ardhshëm.