Tifozët tallen me Casemiron

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 23:05
Tifozët tallen me Casemiron

Aihen Munoz me një driblim e la të shtangur Casemiron, i cili njihet si një futbollist më tipare të mira defensive.

Të enjten mbrëma, Real Sociedadi shënoi fitore 0:1 ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”, në kuadër të Ligës së Evropës .

Casemiro luajti për herë të parë nga minuta e parë te “Djajtë e Kuq”, por nuk shkoi gjithçka siç duhet për të.

Munoz bëri një driblim fantastik ndaj brazilianit, teksa pamjet nga ky moment tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.


(Kosova Sot Online)